Ja kur zyrtarizohet kalimi i Neymar te Barcelona

Barcelona është e sigurt se mund të finalizojë një marrëveshje me Neymar para përfundimit të afatit kalimtar veror pas bisedimeve ballë për ballë midis 'Blaugranëve' dhe Paris Saint-Germain në Paris të martën pasdite, Goal ka konfirmuar.

Sport

27/08/2019 19:50

Një delegacion që përfshinte CEO Oscar Grau, udhëtoi në Francë me një ofertë prej 160 milionë eurove plus bonuse për brazilianin, që do të paguhen në tre këste në mënyrë që të mbahen në përputhje me Fair Play Financiar.

PSG, megjithatë, po kërkon 100 milionë euro plus Nelson Semedo. Dhe katalanasit nuk do të përfshinin asnjë lojtar në një marrëveshje që do të shihte Neymar të kthehej në Camp Nou, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht nga ndryshimi i mendimit në lidhje me pagesën, kuptohet që Barca tani është e sigurt se do të arrijë një marrëveshje me kampionët francezë – aq të sigurt, në të vërtetë, sa që ata besojnë se një marrëveshje madje mund të arrihet të mërkurën [nesër].

Nga ana e Neymar, sulmuesi foli të hënën me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo dhe përcolli dëshirën e tij për të nënshkruar vetëm për kampionët e La Ligës, me Real Madridin që dukej se nuk kishte treguar interes të mjaftueshëm për të kthyer 27-vjeçarin.

Duke vepruar kështu, mendohet se skuadra parisiene tani është më e hapur për shitje ndaj Barcas, pasi më parë ka preferuar të transferojë anësorin në ndonjë ekip tjetër për shkak të prishjes së mëparshme të marrëdhënieve midis dy klubeve. /Lajmi.net/