Ja kur mund të luhet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ndeshjet play-off për të përcaktuar ekipet e fundit për Kampionatin Evropian ka të ngjarë të zhvillohen në tetor dhe nëntor, sipas të parit të Federatës së Futbollit të Irlandës (FAI) Gary Owens.

Sport

22/04/2020 08:18

Pandemia e koronavirusit çoi në shtyrjen e Euro 2020 për 12 muaj, me ndeshjet play-off që ishin planifikuar për muajin mars që gjithashtu u anuluan, përfshirë takimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Pa një datë të konfirmuar se kur do të kthehet futbolli ndërkombëtar, mbetet të shihet kur do të zhvillohen ato ndeshje.

UEFA mbajti një video-konferencë me shoqatat e saj përmes video-konferencës të martën, me shefin e FAI Owens duke ofruar një azhurnim se kur ndeshjet play-off mund të luhen, përcjell lajmi.net.

Owens i tha FAI TV: “Ka pasur një lëvizje të vogël në atë [datat e play-off]. Fillimisht, ne kemi menduar se mund të jetë nëntori, por tani duket se gjysmëfinalja është opsioni i preferuar në tetor”.

“Ata nuk duan të kenë ndeshjen gjysmëfinale dhe finale të play-off brenda një muaji. Duket se ndeshjet e Ligës së Kombeve do të jenë në shtator dhe tetor, me play-offin gjysmëfinal në tetor dhe play-off i fundit në nëntor”. /Lajmi.net/