Ja kë fajson Kim për plaçkitjen milionëshe
Kim Kardashian West, për plaçkitjen që i ndodhi në Paris të hënën po e fajëson veten.

ShowBiz
Tërë fajin për vjedhjen e stolive në vlerë prej 11 milionë dollarë, ajo po ia vë vetes për shkak se sipas saj, e ka ekspozuar pak si tepër pasurinë që ekspozon.
Rreth orës 3 të mëngjesit të hënën, pesë burra të maskuar të veshur si policë, kanë hyrë në apartamentin e saj në një hotel në Paris, ku ajo po qëndronte e vetme. Hajdutët e kanë lidhur të famshmen Kim për këmbë e duar dhe i kanë vjedhur një kuti me stoli ën vlerë prej 6.7 milionë dollarë, e po ashtu edhe një unazë që e vetme kushtin 4 milionë dollarë.
Që kur është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është bashkuar me fëmijët e saj në New York, një burim i gazetës pople ka thënë se ajo tërë fajin po e merr përsipër vet.
Sipas saj, ky incident, e ka bërë ta vërë në pikëpyetje mënyrën se si ajo jeton dhe vishet.
Kim unazën 4 milionë dollarëshe, e kishte dhuratë nga bashkëshorti i saj Kanye, por pasi ia vodhën, Kim nuk po do që ai t’ia blejë një tjetër.