Ja çfarë thotë promotori i Joshuas pas ndeshjes Wilder – Fury

Edhe pse jo zyrtarisht, Tyson Fury është fituesi i mega duelit kundër Deontay Wilder.

Sport

02/12/2018 08:38

Rrjetet sociale dhe mediet anë e mbanë botës janë pushtuar nga shkrime të cilat thonë se britaniku është “vjedhur” në këtë ndeshje.

“Gypsy King” ishte më i mirë se amerikani Wilder në çdo aspekt në këtë takim, përveç dy momenteve kur e gjeti vetën të shtrirë në tokë, pas një pakujdesie.

Ishte befasuese për të gjithë se si Fury arriti t’i bëj ballë “bomberit të bronztë” për 12 raunde, madje edhe pas nokautit të pësuar në raundin e fundit, shkruan lajmi.net.

Kredite për këtë, britaniku ka pranuar edhe nga promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn.

“Shumë respekt për Furyn i cili arriti të ngritët aty – Mendoj se ai e fitoi këtë”, ka shkruar Hearn në “Twitter”.

Fury pas ndeshjes i ka bërë thirrje për luftë Anthony Joshuas. Mbetet të shihet nëse do të konkretizohet ndonjë gjë e tillë. /Lajmi.net/