Ja çfarë thotë Mourinho pas turpërimit nga Chelsea

Gabimet në mbrojtje i kushtuan Manchester Unitedit.

Sport

23/10/2016 19:46

Kështu tha Jose Mourinho pas ndeshjes, ku Chelsea mundi 4:0 skuadrën e tij në ndeshjen e javës së nëntë të Premierligës.

“Bëmë gabime të mëdha në mbrojtje. Gabime individuale dhe në fund na kushtuan”, deklaroi Mourinho.

“Erdhëm këtu me një strategji dhe ju nuk mund të pranoni gola ashtu siç pranuam në minutën e parë – ai gol ndryshoi ndeshjen”.

“Ne tani jemi 6 pikë larg liderit, jo 16”, vazhdoi portugezi.

I pyetur se çfarë Contes pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho u përgjigj: “Ju më njiheni mua. Unë fola me të, jo me ju. Është diçka private dhe nëse ai vendos mund të të tregojë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.