Ja çfarë thotë Guardiola për barazimin e befasishëm të Cityt
Pep Guardiola ka folur për barazimin e befasishëm të Manchester Cityt me Middlesbrough.

Sport
Trajneri spanjoll ka thënë se skuadra e tij bëri gjithçka për ta fituar ndeshjen, por ishin të pafat kur pranuan gol në minutën e fundit.
“Ne bëmë gjithçka për ta fituar ndeshjen, e kontrolluam atë dhe pranuam gol në minutën e fundit”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Ne bëmë shumë gjëra të mira dhe provuam ta fitojmë ndeshjen”.
“Duhet ta pranojmë këtë, kampionati është ende i gjatë”, ka shtuar ai.