Ja çfarë përmban platforma e dialogut final me Serbinë /DOKUMENT

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot platformën për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Lajme

19/04/2018 13:47

Kjo platformë  dokumentin së cilës e ka sigluara lajmi.net e cila do t’i procedohet Kuvendit, përmban 9 pika.

Ndër të tjera aty thuhet se Kuvendi insiston që dialogu të përfundojë me njohje reciproke.

Kryeministri Haradinaj, në mbledhje të Qeverisë gjatë prezantimit të platformës tha se kjo platformë i siguron Kosovës një proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe garanton rrugën euro-atlantike të vendit, si dhe anëtarësimin në OKB.

“Presidenti i Republikës së Kosovës obligohet që t’i raportojë në baza të rregullta Kuvendit të Kosovës, për rrjedhat e dialogut në mes të Delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në dokument.

Dokumenti i plotë i platformës së dialogut.