Ja çfarë moti do të kemi në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që në ditët e vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga te dobëta të shiut.

Lajme

25/11/2016 16:22

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë zbritje të përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare  nga drejtimi i jugperëndimit, transmeton lajmi.net.

Java e ardhshme parashihet të jetë më e ftohtë, e percjellur me ulje të temperaturave dhe kushte për riga të dobëta shiu.

Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, kurse shtypja atmosferike pritet të ketë ngritje të dukshme mbi vlerat e normales. /Lajmi.net/