Kohë më parë, të gjeje mish ishte shumë e vështirë, pavarësisht se ai që gjendej ishte mjaft cilësor.
Por sot mishi i kuq është një burim antibiotikesh dhe hormonesh të përdorura në trajtimin e kafshës gjatë rritjes së saj. Sot mishi mund të gjendet me shumicë, dhe pikërisht konsumi i tepërt i tij e ka kthyer atë në një nga produktet me të rrezikshme për shëndetin.
Konsumi i përditshëm i mishit të kuq, sot ndikon negativisht në shëndetin kardiovaskular. Ai është i lidhur drejtpërdrejt me shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. Mjekët dhe dietologët shprehen se përdorimi i tepërt i mishit, ka rritur rezistencën ndaj antibiotikeve duke na bërë më të dobët ndaj patogjeneve. Prandaj dy këshillat që duhet të keni parasysh kur përdorni mishin e kuq janë:
– Mos konsumoni më shumë se 250 gram mish në muaj.
– Zgjidheni mishin të patrajtuar me hormone dhe antibiotikë. Kërkoni mish të rritur me ushqime natyrale, kullota të gjelbërta dhe jo hormone.