J.Lo e do mbiemrin e saj

Jennifer Lopez e do vetëm një gjë nga divorci i përfunduar me Marc Anthony. Këngëtarja amerikane është kthyer 18 muaj pas, duke e kërkuar mbiemrin e saj të vjetër. Në fakt, J.Lo e kishte ndërruar mbiemrin, kur ishte martuar me këngëtarin, në vitin 2004, duke e bërë Jennifer Muniz, që është mbiemri i vërtetë i…

ShowBiz

06/12/2013 12:30

Jennifer Lopez e do vetëm një gjë nga divorci i përfunduar me Marc Anthony. Këngëtarja amerikane është kthyer 18 muaj pas, duke e kërkuar mbiemrin e saj të vjetër.

Në fakt, J.Lo e kishte ndërruar mbiemrin, kur ishte martuar me këngëtarin, në vitin 2004, duke e bërë Jennifer Muniz, që është mbiemri i vërtetë i Marc Anthonyt.

Jennifer ka thënë se Anthony duhet ta mbajë mbiemrin e tij, ndërsa ajo ndihet mirë me të vetin, të cilin dëshiron ta ketë edhe legalisht. Ndërkohë, të dy janë në gjyq rreth mbikëqyrjes së binjakëve të tyre. Çifti ishte ndarë zyrtarisht në vitin 2011, pas 7 vjetësh martese.