Izraeli thyen rekordin, vaksinohen 2 milionë njerëz

Izraeli ka tejkaluar sot pragun e dy milionë njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusait

Bota

14/01/2021 22:57

Nga ana e tjetër, Benjamin Netanyahu, i cili po bën fushatë, siguroi se Izraeli do të jetë “vendi i parë që do të dalë nga kriza e koronavirusit”.

“Ne po shohim dritën në fund të tunelit,” tha me një buzëqeshje kryeministri izraelit, i cili nisi fushatën e tij ambicioze të vaksinimit në 19 dhjetor.

Në fillim të janarit, autoritetet shëndetësore vlerësuan se 2 milion njerëz do të marrin dozën e dytë të vaksinës së re të koronavirusit deri në fund të janarit.

Nga të dhenta e sot me 150,000 njerëz kanë marrë të dy dozat.

Në të njëjtën kohë, Izraeli po regjistron një rritje në rastet Covid-19 me rreth 9,000 infeksione të reja që zbulohen çdo ditë.

Netanyahu u bëri thirrje sot izraelitëve që “të respektojnë rekomandimet shëndetësore “, ndërsa një karantinë e rreptë mbetet në fuqi, për herë të tretë që nga fillimi i pandemisë. /abcnews.al