Izraeli njofton se një raketë është lëshuar nga Jemeni drejt tyre
Ushtria izraelite njoftoi se ka interceptuar një raketë të lëshuar në mëngjesin e së dielës nga Jemeni, ndërsa sirena për sulme ajrore u aktivizuan në disa zona të Izraelit, raporton Anadolu. Megjithatë, ushtria nuk ka dhënë detaje për zonat e shënjestruara apo për dëmet eventuale. Grupi Houthi i Jemenit, i cili ka intensifikuar sulmet me…

Bota
Ushtria izraelite njoftoi se ka interceptuar një raketë të lëshuar në mëngjesin e së dielës nga Jemeni, ndërsa sirena për sulme ajrore u aktivizuan në disa zona të Izraelit, raporton Anadolu.
Megjithatë, ushtria nuk ka dhënë detaje për zonat e shënjestruara apo për dëmet eventuale. Grupi Houthi i Jemenit, i cili ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit që nga rifillimi i sulmeve në Gaza në mars, nuk ka komentuar menjëherë lidhur me këtë incident.
Që nga nëntori 2023, Houthit kanë synuar edhe anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik, duke shprehur mbështetje për palestinezët në Gaza, ku deri tani mbi 57,300 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite.