Izraeli kryen sulme ajrore në Liban
Izraeli ka kryer sulme ajrore intensive në Liban, si kundërpërgjigje të sulmit të Libanit me raketa në Izrael, për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në nëntor. Ushtria izraelite tha se kishte goditur dhjetëra raketahedhës dhe një qendër komanduese që i përkisnin Hezbollahut, dhe grupit politik të mbështetur nga Irani, në…

Bota
Izraeli ka kryer sulme ajrore intensive në Liban, si kundërpërgjigje të sulmit të Libanit me raketa në Izrael, për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në nëntor.
Ushtria izraelite tha se kishte goditur dhjetëra raketahedhës dhe një qendër komanduese që i përkisnin Hezbollahut, dhe grupit politik të mbështetur nga Irani, në Libanin jugor.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se dy persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe tetë u plagosën në sulmet, shkruan BBC.
Hezbollahu tha se nuk e kishte kryer sulmin me raketa në Izrael, teksa Libani tha se një hetim është nisur.
Sulmi i së shtunës erdhi disa ditë pasi Izraeli përforcoi ofensivën e tij kundër Hamasit, një aleat i Hezbollahut, në Gaza.