Izraeli dhe Hamasi kryejnë shkëmbimin e mbetjeve mortore
Izraeli të shtunën i ktheu mbetjet mortore të 15 palestinezëve në Gaza, një ditë pasi militantët e Hamasit i kthyen mbetjet mortore të një pengu Izraelit. Izraeli dhe Hamasi të shtunën përfunduan shkëmbimin e fundit të mbetjeve mortore midis dy palëve, me trupin e një pengu që iu kthye Izraelit dhe 15 palestinezë që u…
Bota
Izraeli të shtunën i ktheu mbetjet mortore të 15 palestinezëve në Gaza, një ditë pasi militantët e Hamasit i kthyen mbetjet mortore të një pengu Izraelit.
Izraeli dhe Hamasi të shtunën përfunduan shkëmbimin e fundit të mbetjeve mortore midis dy palëve, me trupin e një pengu që iu kthye Izraelit dhe 15 palestinezë që u kthyen në Gaza, sipas zyrtarëve atje.
Pengu u identifikua si Lior Rudaeff, sipas zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se Rudaeff ka lindur në Argjentinë.
Shkëmbimet janë pjesa qendrore e fazës fillestare të armëpushimit, e cila kërkon që Hamasi të kthejë të gjitha mbetjet e pengjeve sa më shpejt të jetë e mundur. Për çdo peng izraelit të kthyer, Izraeli ka liruar mbetjet e mortore të 15 palestinezëve.
Ndërkohë, zyrtarët në Ministrinë e Shëndetësisë së Gazës të drejtuar nga Hamasi thanë se 69,169 palestinezë janë vrarë gjatë ofensivës së Izraelit në enklavë. Shifrat e ministrisë nuk bëjnë dallim midis vdekjeve të civilëve dhe militantëve.