Izmaku thotë se propozimi i Bashës i ka zënë në befasi edhe deputetët e LVV-së

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku  ka folur në lidhje me propozimin e fundit të Vetëvendosjes, për kryeparlamentar. Ajo u shpreh se propozimi i deputetit Dimal Basha i zuri në befasi të gjithë, madje sipas saj, edhe vet deputetët e VV-së. “Unë atë ditë e kam parë që nuk kanë pasur informacion as…

Lajme

25/08/2025 23:50

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku  ka folur në lidhje me propozimin e fundit të Vetëvendosjes, për kryeparlamentar.

Ajo u shpreh se propozimi i deputetit Dimal Basha i zuri në befasi të gjithë, madje sipas saj, edhe vet deputetët e VV-së.

“Unë atë ditë e kam parë që nuk kanë pasur informacion as ata, sepse ne qëndrojmë në sallë aty fizikisht dhe flasim, nuk është që nuk kemi komunikim, pra kanë qenë pak të befasuar edhe ata, me propozimin e fundit. Na ka zënë në befasi të gjithëve”, u shpreh tutje ajo./klankosova