Izmaku: Është vazhdimësi e anormalitetit, LVV ta pranojë realitetin
Pas dështimit të 10 të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se kjo situatë është një vazhdimësi e anormalitetit që po tentohet me u bë një standard i ri. Ajo shpreson që Lëvizja Vetëvendosje do të ketë përpjekje më të madhe për konsensus. “Është një vazhdimësi e anormalitetit…

Lajme
Pas dështimit të 10 të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se kjo situatë është një vazhdimësi e anormalitetit që po tentohet me u bë një standard i ri.
Ajo shpreson që Lëvizja Vetëvendosje do të ketë përpjekje më të madhe për konsensus.
“Është një vazhdimësi e anormalitetit që po tentohet me u bë, një standard i ri, pyetja u shtrua në mënyrë të jashtëligjshme, sigurisht që e dha reagimi me votë i deputetëve shumicë, ka ndodhur në mënyrë të tillë. Shpresojmë së shpejti me pa një konsensus ose një përpjekje më të madhe të partisë së parë që me filluar ta pranojë realitetin dhe me bërë mazhorancën siç ka ndodh edhe në të kaluarën”, tha ajo.