Ivanoviq nuk heq dorë nga greva e urisë

Politikani serb Oliver Ivanoviq i cili po gjykohet për krime të kryera ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës, pas përfundimit të luftës në vitin 1999, përmes një tekst mesazhi ka bërë të ditur se nuk do të heq dorë nga greva e urisë.

Lajme

21/08/2015 10:13

Ai ka thënë se shpreson që nga kjo betejë të dal fitues, që do të rezultonte me krijimin e kushteve më të mira për serbët e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai ka disa ditë që ka hyrë në grevë urie, dhe sipas tij edhe pse është e vështirë, serbët duhet të durojnë “sepse kjo nuk është vetëm lufta ime”. /lajmi.net