Ivanovic në Inter?

Inter ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të Chelseas, Branislav Ivanovic.

Merkato

01/12/2015 12:30

Mbrojtësi i Chelseas, Branislav Ivanovic mund të largohet nga klubi.

Ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge.

Kurse, e përditshmja britanike “Evenind Standard” ka bërë të ditur se reprezentuesi serb mund të transferohet në Serie A.

Inter ka shprehur interesim për transferimin e tij, përcjell “Lajmi.net”.

31-vjeçari mund të largohet nga Chelsea në janar, pa e pritur fare përfundimin e këtij sezoni.