Ivanovic do të vazhdojë grevën e urisë

Oliver Ivanovic thotë se do të vazhdojë grevën e urisë me qëllim që të plotësohen kërkesat e tij për transferim në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë. Sipas partisë së tij, SDP, qëndrimi në Prishtinë është kërcënim serioz për jetën e tij.

Lajme

08/03/2014 19:12

Lideri i SDP, Oliver Ivanovic, është i vendosur që të vazhdojë grevën e urisë, përderisa nuk transferohet në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë.

Në një njoftim të SDP’së thuhet se gjendja shëndetësore e Ivanvovic është përkeqësuar, duke i bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të lejohet transferi i tij, pasi kjo kërkesë sipas tyre, është minimale.

“Ishte një bisedë shumë e shkurtër. Në këtë bisedë, ai i tha gruas se do të vazhdonte grevën e urisë me qëllim për t’u transferuar paraburgim në Mitrovicë, për shkak se në qendrën e paraburgimit në Prishtinë ekziston një kërcënim real për jetën e tij, jo më pak se greva vetë.”

Në njoftimin e SDP gjithashtu theksohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe i ka bërë thirje të gjitha institucioneve ndërkombëtare, e veçmas Prokurorisë së EULEX, për të lejuar transferimin e tij, sepse kjo është një kërkesë minimale.

“Kërkojmë vetëm zëvendësimin e një burgu me një tjetër që është më i sigurtë”, thuhet në fund të njoftimit.