Ivanov mbledh Këshillin e Sigurisë, fton Zaevin, Ahmetin e Thaçin
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov për sot pasdite ka ftuar takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në format të zgjeruar, ku pritet të diskutohet për zhvillimet në Kumanovë.

Lajme
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të këtij këshilli, janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Ivanov do të ketë një paraqitje për opinionin. Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i Brendshëm , ai i Jashtëm dhe ministri i Mbrojtjes, si dhe tre anëtarët tjerë, Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci.