Iu reziston bombave dhe armëve, ky është xhipi i ri i Range Rover

Sentinel, model i plasuar në vitin 2015 për herë të parë nga firma e prodhimit të automobilave, Range Rover, është përditësuar në një version për vitin 2020.

Auto & Tek

13/11/2019 16:48

Range Rover Sentineli 2020 është blinduar në mënyrë të atillë që t’i bëjë ballë shpërthimeve të bombave dhe armëve të zjarrit AK-47 ose AR-15, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit janë të shqetësuar nga aktet e dhunës. Avokatët, mjekët, njerëzit e biznesit janë të shqetësuar për familjarët e tyre”, ka thënë Mark Burton, nga kompania e armëve ArmorMax.

Modeli i ri Sentinel peshon më shumë se dyfishi i një Range Roveri. Për të mbajtur gjithë atë peshë, Sentineli i ri vjen me një motor të fuqishëm V8.

Range Rover nuk e zbuloi ende çmimin e Sentinelit të tij më të ri, por modeli i 2015 filloi me 445,000 dollarë (rreth 404,000 euro). /Lajmi.net/

YouTube player