Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

Iu pëlqen ajo jo, ky trend i viteve 2000 po kthehet përsëri! Vajza, bëhuni gati të ndërroni gardërobën

9:34 | 8 Prill 2021

Është një trend nga koha që pozitiviteti i trupit nuk ishte i përhapur sa duhet.

Kur e kujtojmë, të gjithave na qeshet paksa me veten për mënyrën se si jemi dukur në xhinset me bel të cektë, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ky ka qenë një trend i viteve 2000, në Kosovë ato kanë qenë një trend deri në vitet 2010, pasi që deri në atë kohë një qasja në internet ka qenë më e kufizuar sepse e vetmja platformë sociale që përdorej nga shqiptarët kishte qenë Facebook.

Mirëpo me kalimin e kohës, shfaqja e platformave tjera si Instagram, Twitter, Pinterest, etj., pati një lloj buje kur bëhet fjalë për modën kosovare.

Tani, ne jemi gjithmonë në hap me vendet e tjera të botës sa i përket modës dhe stilit.

Siç e keni vënë re të gjitha, vitet e fundit stile të vjetra janë duke u kthyer vazhdimisht, dhe këtë vit, e kanë radhën xhinset me bel të cektë, shkruan lajmi.net.

E di çfarë po mendoni: Kush do të donte të vishte ato përsëri! Por, në kohën kur ato janë veshur, trupi ideal ishte të jesh e gjatë, e dobët, me një bel të vogël.

Mirëpo tani ajo ka ndryshuar, njerëzit janë shumë më pozitiv kur bëhet fjalë për trupin e femrave dhe vajzat vazhdimisht këshillohen të duan trupin e tyre.

Ky pozitivitet ndaj trupit të femrës mund ta bëjë më të lehtë për juve të ndiqni modën pavarësisht trupit.

Çfarë nëse keni pak bark të trashë? Çfarë nëse keni vithe të mëdha? Çfarë nëse jeni shumë e hollë? Nuk ka rëndësi! Të gjitha mund të veshin këto xhinse me kombinimin e duhur.

Më poshtë kemi vënë disa stile se si mund të vishni këto xhinse. Me fillimin e vaksinimit edhe pse në masa të vogla, shpresojmë që deri verës do të jemi të lirë të bëjmë të njëjtin qejf që kemi bërë para pandemisë.

Prandaj, përgatituni edhe ju të jeni në hap me modën dhe të lini njerëzit gojë hapur kur të kaloni para tyre! /Lajmi.net/