Iu gjetën në veturë mbi 3 kilogramë marihuanë dhe armë, arrestohen tre persona në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë për veprën “posedim i narkotikëve & armëmbajtje pa leje”.

Lajme

15/07/2020 10:13

Mesditën e së martës, Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar tre persona për veprën “posedim i narkotikëve & armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit, deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre me të cilin udhëtonin u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë” në peshë prej  3 kilogramë e 141 gramë, katër telefona mobil, katër copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, shkruan lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se po ashtu është konfiskuar edhe automjeti në të cilën po udhëtonin këta persona.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/