Italia planifikon zgjerimin ushtarak me 40 000 trupa deri në vitin 2033
Sipas njoftimeve të shtypit, qeveria italiane po planifikon të zgjerojë ushtrinë e saj profesionale me 40 000 trupa shtesë deri në vitin 2033. “La Repubblica”, “La Stampa” dhe agjencia e lajmeve ANSA vunë në dukje një plan të ri të sigurisë kombëtare të porositur nga ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto që aktualisht është duke u…

Bota
Sipas njoftimeve të shtypit, qeveria italiane po planifikon të zgjerojë ushtrinë e saj profesionale me 40 000 trupa shtesë deri në vitin 2033.
“La Repubblica”, “La Stampa” dhe agjencia e lajmeve ANSA vunë në dukje një plan të ri të sigurisë kombëtare të porositur nga ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto që aktualisht është duke u përpunuar.
“Plani, në përgjigje të ndryshimeve në mjedisin gjeopolitik, synon të plotësojë boshllëqet në personel që janë hapur gjatë viteve të fundit”, thanë raportet.
Ata vendosin kornizën kohore për zgjerimin nga 2030 në 2033. Plani mund të financohet nga programi i shpallur së fundmi i Bashkimit Evropian për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
Fillimisht, nuk ka patur asnjë koment zyrtar mbi raportet. Qeveria e krahut të djathtë të kryeministres, Giorgia Meloni i ka ofruar mbështetje Ukrainës për të shmangur pushtimin rus.
Meloni shihet njëkohësisht si një nga liderët evropianë të preferuar të presidentit amerikan Donald Trump.