Italia kërkon rifillimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim, ambasadorin italian, Nicola Orlando.

Lajme
Gjatë ditës së sotme, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti, me të cilin ka diskutuar në lidhje me për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasadoru Orlando, ka bërë të ditur se Italia e mbështet Kosovën në luftimin e koronavirusit, por që shteti italian kërkon edhe rifillimin sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Sot pata një takim produktiv me Kryeministrin Avdullah Hoti. U theksua nevoja për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit. U rikonfirmua mbështetja e #Italisë në luftimin e #Covid dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja. E përgëzova atë dhe bëra thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë. ??????. /Lajmi.net/
Lexo edhe: