Franca mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë mbështetjen e Francës në dialogun me Serbinë.

Lajme

08/06/2020 15:32

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie të Zyrës së Kryeministrit, Hoti e ka falënderuar Bonne-n për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, Bonee, duke e përgëzuar Hoti për detyrën e re, tha se Franca i mbështet përpjekjet e Qeverisës së Kosovës për reformat demokratike, luftimin e korrupsionit dhe pasojave të pandemisë COVID- 19.

Duke i potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme që ekzistojnë në mes dy vendeve tona, Bonne tha se Franca e mbështet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/