Itali: Guardiola e ka refuzuar tri herë Juventusin, ky do të jetë trajneri i tyre i ri

Juventus do të bëhen me trajner të ri këtë sezon, pas njoftimit për largim të Massimiliano Allegrit.

Sport

26/05/2019 10:37

Ish trajneri i Napolit, tani i Chelsea, Maurizio Sarri, do të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë.

Konfirmimi zyrtar do të vijë pas finales së Ligës së Evropës, pas ndeshjes mes Chelsea dhe Arsenal që zhvillohet më 29 maj.

Sarri te Juventus do të përfitojë shtatë milionë euro në sezon, por detaje tjera të kontratës nuk janë publikuar.

Deri te Sarri, Juventus ka arritur pas refuzimit që tri herë ia ka bërë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola./Lajmi.net/