Isufi: Nuk duhet të ketë hezitim të votohet edhe raporti i Bulliqit dhe marrëveshje e presidentëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se është arritur një marrëveshje që saktëson elementet që janë kundërshtuar në të kaluarën.
Lajme
Ai ka thënë se nuk duhet të ketë hezitim për ta votuar edhe raportin e Bulliqit e edhe marrëveshjen e dy presidentëve.
“Pikërisht pse e kemi një projektligj i cili i saktëson elementet të cilat në të kaluarën kanë qenë të kundërshtuara për shkak të gabimeve, prandaj marrëveshja me dokumentacionin jap rrugën që Kosova të arrijë korrigjimet për gabimet që kanë mundur të lëshohen në të kaluarën. Krejt angazhimi ynë ka qenë të bëhet korrigjimi që është pranuar edhe nga Mali i ZI. Nuk duhet të ketë hezitim sepse duhet ra përfundojmë me sukses”, ka thënë Isufi.