Ismet Beqiri kërkon nga LDK-ja të mos heshtë: Kosova ka nevojë për qëndrime të qarta
Anëtari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka kërkuar nga lidershipi i partisë që të reagojë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në një postim, Beqiri ka thënë se “heshtja nuk është zgjidhje” dhe se LDK-ja nuk duhet të qëndrojë e heshtur përballë asaj që ai e cilëson si “anarki dhe kaos” në vend. Ai ka…
Lajme
Anëtari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka kërkuar nga lidershipi i partisë që të reagojë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Në një postim, Beqiri ka thënë se “heshtja nuk është zgjidhje” dhe se LDK-ja nuk duhet të qëndrojë e heshtur përballë asaj që ai e cilëson si “anarki dhe kaos” në vend.
Ai ka kritikuar çdo kalkulim politik që, sipas tij, mund ta pengojë LDK-në të përballet me problemet dhe ka kërkuar që partia të ketë qëndrime të qarta politike.
Postim i plotë:
Heshtja nuk është zgjidhje – LDK duhet të flasë!
Sot të heshtësh për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, në një mënyrë, është pranim i kësaj gjendjeje.
LDK nuk duhet të heshtë përballë anarkisë dhe kaosit të krijuar nga autokracia dhe uzurpimi i institucioneve të shtetit.
Mund të ketë raste kur heshtja është pjesë e veprimit politik e partiak, por ajo që po ndodh prej vitesh në Kosovë, e veçmas ajo që po ndodh sot, nuk është aspak një situatë për të heshtur.
Kjo heshtje nuk duhet të jetë pjesë e asnjë kalkulimi politik, e aq më pak e ndonjë marrëveshjeje me shkatërruesit e shtetit dhe shkelësit e Kushtetutës.
Kjo nuk është LDK-ja që dua unë, që e duan qytetarët dhe që i duhet Kosovës. Ikja nga problemet dhe mosballafaqimi me to nuk janë në filozofinë dhe natyrën tonë politike e shtetërore.
Lidership i LDK-së, mos e dëmtoni LDK-në, sepse duke e dëmtuar LDK-në, dëmtohet edhe shteti.
Të keqes duhet t’i dalim përballë. Të keqen duhet ta luftojmë me argumente, me guxim dhe me qëndrime të qarta politike.
Mos heshtni.
Kosova ka nevojë për një LDK që flet, që qëndron dhe që përballet me të keqen.