Burim Ramadani kërkon identifikimin e personit që bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e personit që bëri thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës. “Kush ka njohuri për këtë person? Hajde ta identifikojmë publikisht kush është ky që bën thirrje për vrasje të Komandantit të UÇK-së dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj!”,…

Lajme

12/08/2026 19:46

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e personit që bëri thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

“Kush ka njohuri për këtë person? Hajde ta identifikojmë publikisht kush është ky që bën thirrje për vrasje të Komandantit të UÇK-së dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se identifikimi i tij do t’i ndihmonte Policisë së Kosovës në arrestimin e personit.

Postimi i plotë:

Kush ka njohuri për këtë person?

Hajde ta identifikojmë publikisht kush është ky që bën thirrje për vrasje të Komandantit të UÇK-së dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj!

Kështu i ndihmojmë Policisë që ta arrestojë këtë vrasje-thirrësin!/Lajmi.net/