Ismajli: Kujdes me hartimin e statutit të asociacionit

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, deklaroi se se krijimi i Asociacionit të Komunave të Komunave me Shumicë Serbe, duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe mbi opinionin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme

17/06/2016 07:00

Ismajli deklaroi se nëse veprohet në këtë frymë, do të ketë një asociacion pa fuqi ekzekutive dhe vendimmarrje politike.

Ismajli në intervistë për ‘Epokën e Re’ tha se AKK-ja është e gatshme për të kontribuar në hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se në të ardhmen komunat me shumicë serbe do të shohin se ekzistimi i dy asociacioneve s’do të jetë shumë i rëndësishëm dhe në funksion të pushtetit lokal.

Ismajli beson se me kalimin e kohës, do të gjendet një formë që këto dy asociacione të veprojnë si një trupë e vetme.