Ismaili i PDK-së: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se Vetëvendosja nuk mund të mbajë ligjërata morale për çështjen e presidentit, duke rikujtuar se në të kaluarën nuk e kishte pranuar as Adem Demaçin si propozim për këtë pozitë. “Kur Adem Demaçi ka qenë i propozuar për president, Vetëvendosja nuk e ka pranuar. Albin Kurti personalisht ka…
Lajme
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se Vetëvendosja nuk mund të mbajë ligjërata morale për çështjen e presidentit, duke rikujtuar se në të kaluarën nuk e kishte pranuar as Adem Demaçin si propozim për këtë pozitë.
“Kur Adem Demaçi ka qenë i propozuar për president, Vetëvendosja nuk e ka pranuar. Albin Kurti personalisht ka thënë se nuk e pranon”, tha Ismaili në Dukagjini.
Sipas tij, në bisedimet për president nuk ka pasur as seriozitet dhe as interesim real për bashkëpunim nga Albin Kurti, por vetëm tentim për ta imponuar vullnetin e tij politik.