Ismaili: Do t’i pezullojë dhënien e lejeve të ndërtimit për 6 muaj

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, ka deklaruar se pjesë e planprogramit të tij, është pezullimi i lejeve të ndërtimit për 6 muaj. Ismaili dha edhe arsyet se pse do ta merrte një vendim të tillë. “Dhe kjo është pikërisht për shkak të një problemi të madh që është duke ndodhur në Prishtinë tash…

Lajme

06/10/2025 23:02

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, ka deklaruar se pjesë e planprogramit të tij, është pezullimi i lejeve të ndërtimit për 6 muaj.

Ismaili dha edhe arsyet se pse do ta merrte një vendim të tillë.

“Dhe kjo është pikërisht për shkak të një problemi të madh që është duke ndodhur në Prishtinë tash e disa vite, nuk po them vetëm gjatë mandatit të z. Rama, por që disa vite. E tani është bërë traditë edhe nga Administrata Komunale, por fatkeqësisht edhe nga aspekti politik”, tha Ismaili.

“Ka një nguti për të dhënë leje. Lejet jepen pa dërguar fare infrastrukturë komuna. Pa u ditur se ku do të ndërtohen hapësirat e gjelbëra, parqet, çerdhet etj”, theksoi ai në klankosova.