Islami: Në mesin e të rinjve serbë që u lanë ne arrest shtëpiak, edhe figura kriminale

Në një zhvillim të fundit në veri të Kosovës, katër të rinj serbë u arrestuan në Mitrovicë, por më pas u liruan me masën e arrestit shtëpiak. Njëri prej tyre, Rastko Nedeljkoviq, është përmendur si një figurë problematike nga qytetarët serbë në këtë rajon. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami përmes një statusi në…

Lajme

12/09/2024 13:27

Në një zhvillim të fundit në veri të Kosovës, katër të rinj serbë u arrestuan në Mitrovicë, por më pas u liruan me masën e arrestit shtëpiak. Njëri prej tyre, Rastko Nedeljkoviq, është përmendur si një figurë problematike nga qytetarët serbë në këtë rajon.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami përmes një statusi në Facebook ka thënë se, sipas të dhënave nga banorët vendas, edhe pse i ri, Rastko Nedeljkoviq është i njohur për përfshirjen e tij në aktivitete kriminale, si përdorues narkotikësh dhe alkoolist.

“Ai gjithashtu është pjesë e grupit famëkeq serb ‘Delije’ dhe në disa raste ka qenë i përfshirë në rrahje. Rastko, që vjen nga Zveçani, njihet për aktivitetet e tij të dyshimta në atë zonë”, shkruan Islami sipër fotografive që ka publikuar në rrjet.

Nedeljkoviq, ka pasur raporte të mira me Stefan Nedeljkoviq, i cili është vrarë në Banjska, Vlastimir Radivojeviq, i njohur si “Mami,” dhe Lazar Radenkoviq, i njohur si “Proja.” Sipas Islamit,të gjithë janë të lidhur me strukturat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës.

Ai nënvizon se përfshirja e të rinjve në krime është e lidhur ngushtë me dominimin e gjatë të strukturave, për të cilat përgjegjësia bie mbi Milan Radoiciqin dhe të tjerët që drejtojnë këto grupe.

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar katër të rinj serbë në veri të të Mitrovicës, të cilët dyshohet se kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në patrullim.

Të dyshuarit ishin të moshës 21-23 vjeçare.