Islam Ukimeri nga PDK në Prizren, asamblisti më i votuar në Kosovë


Islam Ukimeri, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë më i votuari në të gjithë Kosovën si përfaqësues i Kuvendit Komunal, duke siguruar mbi 1,500 vota në zgjedhjet e fundit lokale të 12 tetorit. Të dhënat tashmë janë konfirmuar edhe nga KQZ – ku ka përfunduar numërimi në shumicën e komunave të Kosovës.…

Lajme

18/10/2025 19:44

Islam Ukimeri, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë më i votuari në të gjithë Kosovën si përfaqësues i Kuvendit Komunal, duke siguruar mbi 1,500 vota në zgjedhjet e fundit lokale të 12 tetorit.

Të dhënat tashmë janë konfirmuar edhe nga KQZ – ku ka përfunduar numërimi në shumicën e komunave të Kosovës.

Me këtë rezultat, Ukimeri jo vetëm që renditet i pari në listën e PDK-së në këtë qytet nga të gjitha partitë, por edhe i pari ndër të gjithë përfaqësuesit e partive të tjera në vend – duke vendosur një rekord të ri në numrin e votuesve për një anëtar të Kuvendit Komunal.

Para zgjedhjeve, Islam Ukimeri ka shërbyer si Drejtor i Inspektoratit Komunal, ku është dalluar për përkushtimin në shërbim të qytetarëve. Angazhimi i tij i vazhdueshëm është shpërblyer me besimin e madh të qytetarëve në këto zgjedhje.