ISIS publikon foto të vrasjeve brutale (Foto)

Organizata terroriste Shtetit Islamik, ka kryer disa vrasje me brutalitet mesjetar, dhe fotografitë i ka publikuar në Twitter. 

Bota

16/01/2015 23:13

ISIS ka lëshuar dëshmi fotografike të një serie të ekzekutimeve të tmerrshme. 

Aty shihen dy meshkuj të cilët hidhen nga një ndërtesë e lartë, me akuzën se ata ishin homoseksual, transmeton lajmi.net. 

Në një tjetër fotografi shihet një grua teksa vritet me gurë, pasi akuzohej për tradhti bashkëshortore. 

Ndërsa, dy meshkuj tjerë të akuzuar për banditëri, janë kryqëzuar dhe më pas janë qëlluar në kokë me pistoletë në prezencë të një turme të madhe njerzish. (lajmi.net)