ISIS hedh nga ndërtesa më e lartë tre burra homoseksual(Foto)

Militantët e çmendur që luftojnë për Shtetin Islamik në Irak, kanë vrarë në mënyrën më brutale tre burra homoseksual, duke i hedhur kështu nga maja e një ndërtese të lartë, në prani të një turme të etur për të parë skena të përgjakshme.

Bota

03/06/2015 23:27

Në fotografitë tmerruese që besohet se janë bërë në kalanë e Mosulit ku janë të stacionuara forcat e ISIS, shihet se si një njeri mbahet për këmbë me kokë poshtë buzë ndërtesës.

Kësaj radhe organizata terroriste kishte zgjedhur metoda tjetër për ekzekutimin e njerëzve, pasi ata më parë preferonin pushkatimin ose gjuajtjen me gurë. Në momentin e hedhjes nga kulla, turma nxiste ushtarët e ISIS që ta hedh në pjesën e mbuluar me beton.