Ishujt Solomon njohin Kosovën
Ishujt Solomon është bërë shteti i 108 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Lajme
Këtë lajm e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Ishujt Solomon sapo e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë vendim. Urime qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Ministri Hoxhaj.
Ishujt Solomon përbëhet nga një numër i madh i ishujve në Oqeani. Ka një sipërfaqe në total prej 28,400 kilometra katrorë dhe me popullsi rreth 520 mijë banorësh.
Ishujt Solomon fituan pavarësinë e tyre nga Mbretëria e Bashkuar më 7 qershor të vitit 1978. Ky shtet është monarki kushtetuese dhe ka një sistem parlamentar dhe qeveri. Mbretëresha Elizabeth 2 është monarkja e Ishujve Solomon dhe kryetarja e shtetit, por që përfaqësohet nga Guvernatori i Përgjithshëm, i cili zgjidhet nga parlamenti i këtij shteti dhe ka mandat pesë vjeçar.