Ishte i dënuar me 8 muaj burgim, arrestohet 24 vjeçari në Kaçanik

Mbrëmë në Bob të Kaçanikut është arrestuar një 24 vjeçar i kërkuar me urdhëresë nga gjykata. Ai ishte i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për armëmbajtje pa leje. K.Ç. pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në vuajtje të dënimit. Njoftimi i plotë: Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik Më datë…

Lajme

20/08/2025 12:49

Mbrëmë në Bob të Kaçanikut është arrestuar një 24 vjeçar i kërkuar me urdhëresë nga gjykata.

Ai ishte i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për armëmbajtje pa leje.

K.Ç. pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më datë 19.08.2025, rreth orës 22:15 në fshatin Bob, në Kaçanik, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar K. Ç., 24 vjeç.

Ai ishte i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës “.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.