“Ishte duke u trajtuar në QKUK”, zhduket burri nga Prizreni- Bashkëshortja thotë se mjekët e liruan në gjendje të rëndë
Nga data 27 gusht është zhdukur profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, i cili herën e fundit që është parë ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Afërdita Rudaj, bashkëshortja e të zhdukurit ka thënë për lajmi.net se Ganiu ka qenë në Ortopedi duke u trajtuar për disa thyerje në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo…
Lajme
Nga data 27 gusht është zhdukur profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, i cili herën e fundit që është parë ka qenë duke u trajtuar në QKUK.
Afërdita Rudaj, bashkëshortja e të zhdukurit ka thënë për lajmi.net se Ganiu ka qenë në Ortopedi duke u trajtuar për disa thyerje në pjesë të ndryshme të trupit.
Ajo hedhë akuza ndaj mjekëve në këtë spital pasi sipas saj e kanë liruar pacientin në këtë rast të shoqin pa e njoftuar familjen.
Përderisa i njëjti sipas saj dy javë më parë ka qenë në koma dhe nuk ka qenë në gjendje shëndetësore për tu liruar nga spitali.
“Ka qenë dy javë në komë. Kur ka dal nga koma e kanë dërguar në ortopedi pasi që thonë se e ka pas krahun e thyem dhe boshtin kurrizor poshtë. Spitali e kanë lëshuar pa na pyet neve farë. I kanë thënë mundesh me shkua. Unë nuk kam dit asgjë. Mbasi e kanë lëshuar krejt e kanë lajmëruar vajzën time. Ata i kanë thënë e kemi leshu dhe ka dal prej spitalit, kurse tash s po gjendet askund. Ajo mjekja e ka lajmëruar policinë, i ka thënë ka dal pacienti por nuk është i vetëdijshëm”, tha Rudaj.
Po ashtu bashkëshortja e tij pretendon se Ganiut të zhdukur i janë zhdukur edhe dokumentet e që sipas saj s po gjinden askund.
Ajo i tha lajmi.net se mjekët nga QKUK kanë lajmëruar policinë, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.
“Gjurmë s kemi gjet asgjë. E kemi lajmërua policinë e Prizrenit plus të Prishtinës. Në Prizren e ka humb vetëdijen. Me ndihmë të shpejtë në Prishtinë e kanë dërgua. Dokumentet që i ka pas me vete nuk janë askund. Nuk e di se ku ja kanë humb dokumentet. Nuk po e di qysh e kanë leshu spitali pasi që nuk ka qenë në gjendje. Nuk e di qa kanë bë që e kanë leshu prej spitalit”.
Familja i lut të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth vendndodhjes së Gani Rudajt që të informojnë në këta numra të telefonit: 049/ 648-893 dhe 045/225-639. /Lajmi.net/