Ishte arrestuar për kryerjen e disa vjedhjeve, por u arratis derisa po trajtohej në QMF- arrestohet sërish në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili më 20 korrik ishte arratisur nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Suharekë, derisa ishte duke pranuar tretman mjekësorë si i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.…

Lajme

08/10/2026 09:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili më 20 korrik ishte arratisur nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Suharekë, derisa ishte duke pranuar tretman mjekësorë si i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në lokacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“QKMF-Suharekë 20.07.2026 – 11:37. Më 07.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  i cili me datën e cekur ishte arratisur nga QKMF derisa ishte duke pranuar tretman mjekësor, ndërsa ishte i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”/Lajmi.net/