Ishin shoqe klase, Adelina takohet me këngëtaren e njohur në 20 vjetorin e mbrëmjes së maturës

Adelina Thaçi ka marrë pjesë në 20 vjetorin e mbrëmjes së maturës.

ShowBiz

16/06/2019 08:45

Këngëtarja Adelina Thaçi nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë të ditur se mori pjesë në 20 vjetorin e mbrëmjes së maturës së shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar foto me shoqet e klasës dhe për ata që nuk e kanë ditur, e ka zbuluar se ka qenë në një klasë me këngëtaren Jehona Sopi.

“20 vjetori i Matures, me shoqet e klases, shkolla muzikes”Prenk Jakova”, ka shkruar Adelina në Instagram./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BywJy20F8kI/