“Isha shku në vend të tij qysh tash në burg, isha ndërru”, qytetari: Thaçit i ka mbetë veç bashkimi kombëtar se të gjitha i ka dhënë ai
Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova parashihej që sot të mbante një konferencë për media në lidhje me ecurinë e zhvillimeve në kuadër të Dhomave të Specializuara. Por kjo u pamundësua pas kundërshtimit dhe protestës së organizuar nga veteranet e UÇK-së. Të njëjtit protestuan sot para hotelit ku parashihej të mbahej protesta ku hodhën edhe tym…
Lajme
Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova parashihej që sot të mbante një konferencë për media në lidhje me ecurinë e zhvillimeve në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Por kjo u pamundësua pas kundërshtimit dhe protestës së organizuar nga veteranet e UÇK-së.
Të njëjtit protestuan sot para hotelit ku parashihej të mbahej protesta ku hodhën edhe tym të zi e kërkuan që kjo konferencë të anulohet.
E një nga qytetarët e pranishëm në këtë protestë lëshoi edhe muzikë, e i kujtoi me fjalët më të mira ish-krerët e UCK-së të cilët gjenden në Hagë.
Ai është parë tejet i emocionuar derisa fliste për ta e tregoi në detaje se si do të kishte shumë dëshirë që në ditën kur ata kthehen në Kosovë të mund t’i merrte me makinën e tij.
Ndërkohë shprehi përkrahjen që ka për Hashim Thaçin dhe të tjerët, duke shtuar se edhe targat e veturës së tij i ka personalizuar me emrat “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, 444”.
Përpos kësaj qytetari tha se me gjithë zemër kish vendos me u ndërru me Thaçin apo të tjerët, që ky ta mbante burgun e ata të liroheshin në Kosovë./Lajmi.net/