“Isha i vdekur për disa sekonda”, ish-futbollisti anglez rrëfen tmerrin e përjetuar
Ish-futbollisti anglez i West Hamit dhe Liverpoolit Nil Radok zbulon për herë të parë se ka përjetuar vdekje klinike në spital për shkak të probleme me zemrën.

Sport
52-vjeçari tregon se gjatë ndërhyrjes me bypass, në tentativën e tretë ai u zgjua duke thënë se për disa sekonda ka qenë teknikisht i vdekur.
Nga ana tjetër, ai tregon se problemet në zemër iu shkaktuan pasi konsumonte prej kohësh 3-4 shishe me verë si dhe koktejle.
Ish-mbrojtësi anglez tregon se të rrahurat e zemrës ishin dy-herë më shumë se norma e lejuar (130 të rrahura zemre në minutë, normalja 60-70 herë).
“Në momentin tim më të keq, isha totalisht i çmendur. Konsumoja 3-4 shishe verë në ditë, birrë dhe koktejle. Përpara se të më vendosnin valvul duhej të ulja të rrahurat e zemrës. Më bënë bypass 7 herë, nëse zemra nuk kthehej në normalitet, kishte probleme serioze. U normalizova pas herës së tretë. Për disa sekonda, zemra ime kishte ndaluar dhe teknikusht isha i vdekur”, tregon Radok. /Lajmi.net/