Ish-ylli i Chelsea, Christian Atsu në mesin e viktimave që janë bllokuar nën rrënoja në Turqi
Christian Atsu thuhet se është bllokuar pas tërmetit në Turqi. Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Turqi. Goditja ka qenë e madhe me 7.8 magnitude dhe ka sjellë mijëra vdekje, transmeton lajmi.net. Përveç numrin e viktimave ka edhe të tjerë që janë nën rrënoja dhe që fati…

Sport
Christian Atsu thuhet se është bllokuar pas tërmetit në Turqi.
Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Turqi.
Goditja ka qenë e madhe me 7.8 magnitude dhe ka sjellë mijëra vdekje, transmeton lajmi.net.
Përveç numrin e viktimave ka edhe të tjerë që janë nën rrënoja dhe që fati i tyre ende nuk dihet.
Në mesin e tyre është edhe ish-ylli i Chelsea, Christian Atsu që thuhet se është bllokuar nën rrënoja, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.
Kuptohet, detajet e situatës janë relativisht të paqarta – por gazetari turk, Ekrem Konur raporton se Atsu është bllokuar nën rrënoja.
Ndërkombëtari i Ganës, i cili luajti 65 herë për vendin e tij, iu bashkua Hatayspor verën e kaluar dhe shënoi golin e fitores në fitoren e klubit kundër Kasimpasa./Lajmi.net/