Ish-prezantuesja e lajmeve në RTV21 bëhet zëdhënëse e Qeverisë
Kryeministri Avdullah Hoti më në fund ka marrë vendim që të emëroi njeriun përgjegjës për media të qeverisë së tij.
Lajme
28/10/2020 14:51
Hoti ka bërë të ditur se zëdhënëse të qeverisë ka emëruar Antigona Baxhakun, ish-prezantuesen e lajmeve të RTV21.
Kryeministri ka shkruar se mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e tij, pasi thotë se Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë.
Postimi i Hotit:
Ekipit tonë i bashkohet edhe Antigona Baxhaku!
Antigona do të jetë Këshilltare Politike dhe Drejtore e Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit. Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat.
Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë.