Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ushtron të drejtën e votës në Prishtinë

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka votuar sot në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, në kuadër të procesit zgjedhor. Pas hedhjes së votës, Jahjaga u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Ajo theksoi rëndësinë e…

Lajme

28/12/2025 09:05

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka votuar sot në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, në kuadër të procesit zgjedhor.

Pas hedhjes së votës, Jahjaga u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Ajo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor, duke vlerësuar se çdo votë ka peshën e saj në vendimmarrje.

“Dalja në votim është obligim qytetar dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në forcimin e demokracisë”, është shprehur Jahjaga. /Lajmi.net/