Ish-presidenti Hashim Thaçi arrin tek selia e EULEX-it, qytetarët brohorasin “Thaçi, Thaçi”
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas qëndrimit të tij në Burojë të Skenderajt pranë familjes tashmë ka arritur në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit “EULEX”. Nën përcjellje të lartë të sigurisë, Thaçi është sjellur në selinë e EULEX-it ku parashihet se do të qëndrojë deri nesër. Me rastin e vizitës në Kosovë,…

Lajme
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas qëndrimit të tij në Burojë të Skenderajt pranë familjes tashmë ka arritur në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit “EULEX”.
Nën përcjellje të lartë të sigurisë, Thaçi është sjellur në selinë e EULEX-it ku parashihet se do të qëndrojë deri nesër.
Me rastin e vizitës në Kosovë, Thaçi si fillim qëndroi tek varri i babait ku vendosi kurorë lulesh e më pas shkoi tek shtëpia e tij në Burojë.
Shumë qytetarë janë mbledhur edhe para selisë së EULEX-it, ku kanë brohoritur “Thaçi, Thaçi”.
Nuk janë dhënë detaje shtesë, por mesa dihet Thaçi sot ka mundur të takojë vetëm femrat e familjes- nënën, gruan dhe motrën.
Jashtë shtëpisë të tij vazhdimisht kanë qëndruar qytetarë të cilët prisnin ta shihnin e ta ngushëllonin për babain.
Si fillim Thaçi ka vizituar varrin e babait të tij tashmë të ndjerë, në varrimin e të cilit nuk u lejua të marrë pjesë.
Hashim Thaçi sonte do të qëndrojë në Kosovë, më saktësisht brenda objekteve të EULEX-it ku nesër do ta vizitojë familja për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.
Ndryshe nga rasti i Kadri Veselit, kur vizita ishte kryer në kushte tjera. Ai kishte qëndruar në EULEX, por gjatë ditës i ishte lejuar të shkojë në shtëpinë e familjes në Bair të Mitrovicës./Lajmi.net/