Ish-pjesëtari i UÇK-së: Maqedonia po më trajton si shtetas serb

“Autoritetet maqedonase po më trajtojnë si shtetas të Serbisë, edhe pse unë kam pasaportë të Kosovës”.

Lajme

13/03/2016 19:46

Kështu deklaroi për gazetën “Lajm”, ish pjesëtari i UÇK-së, shefi aktual i Protokollit të Ministrisë së FSK-së Gafurr Dugolli, duke komentuar sjelljen ndaj tij të organeve të burgut në Shkup.

Edhe më herët sot, në adresën elektronike të gazetës “Lajm”, kanë arritur dy foto ekskluzive, nga burgu i Shkupit, ku ndodhet në paraburgim.

Gafurr Dugolli është arrestuar me një urdhër-arrest serb për “Krime lufte” gjatë luftës së UÇK-së. Ai është vëlla i ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës dhe dekanit aktual të Fakulteti Filozofik, Bujarit, dhe i atasheut ushtarak të Kosovës në Shqipëri, Enver Dugollit.