Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia pas më shumë se një viti
Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arrestuar më 26 nëntor të vitit të kaluar në vendkalimin kufitar Merdare nga policia serbe, është liruar. Lajmin e ka bërë të ditur faqja “Hasi Heroik”. Qenaj u mbajt në burgun qendror të Beogradit, ndërsa u lirua sot.